“Ne do ta mbajmë mend Kasemin ashtu të qeshur, të guximshëm që luftoi për zërin e lirë, për një media të lirë.”
Drejtori i Informacionit në televizionin News24, Robert Rakipllari:“Humbje e pabesueshme. Janë shumë kujtime, sepse ka kaluar një kohë e gjatë bashkëpunimi me zotin Hysenbelliu. Në këto momente mund të them se Kasemi ishte një menaxher i shkëlqyer dhe koleg i mirë. Ai i bënte bashkë të dyja këto.”
Ambasadori Dashnor Dervishi:“Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot.”
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji:“Është një ngjarje tronditëse jo vetëm për familjarët dhe familjen, por dhe për të gjithë opinionin publik.”
Shpërndaje te miqtë
