Britania nis vaksinimin të martën

exit.al 6 Dhjetor 2020, 09:05

Britania po përgatitet të nisë shpërndarjen e vaksinë së Pfizer për koronavirusin.

Në fillim vaksina do të shpërndahet në spitale dhe më pas në klinikat shëndetësore.

Dozat e para do të shpërndahet të martën, dhe Instituti i Kujdesit Shëndetesor do të vaksinojë në fillim personat mbi moshën 80-vjeç.

Britania miratoi përdorimin urgjent të vaksinës, duke u bërë vendi inparë në botë për nisjen e vaksinimit.

Në total vendi ka porositur 40 milionë doza, mjaftueshëm për vaksinuar 20 milionë persona, në një vend me 67 milionë banorë.

Javën e parë do të shpërndahen 800 mijë doza.

Dozat e para kanë ardhur nga Belgjika dhe po ruhen në një vend të sigurtë jashtë vendit, ku kontrollohet cilësia, sipas reuters.

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet në temeperaturë -70 gradë celsius dhe 5 ditë në frigorifer në temperaturë normale.

Për këtë arsye ministria britanike e shëndetësisë tha se vaksina do të shpërndahet si fillim në 50 spitale.

Shpërndaje te miqtë