Kapet banda që ndihmonte emigrantët e paligjshëm të hynin në Itali

exit.al 6 Dhjetor 2020, 08:27

19 persona janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e një operacioni kundër imigracionit klandentin.

Banda sillte emigrantë nga Greqia ose Turqia dhe i fuste në Itali përmes Siçilisë. Në këmbim të pagesës, ata më pas i siguronin emigrantëve leje qendrimi ose i ndihmonin të shkonin në një vend tjetër europian.

Mes të arrestuarve janë kurdo-irakianë, afganë dhe italianë.

Hetimet për këtë grup kishin nisur që në vitin 2018.

Shpërndaje te miqtë