Hiqen 800 familje nga ndihma ekonomike për 2016

exit.al 26 Nëntor 2015, 12:04

Mbi 800 familje dhe 9 mije persona me aftësi të kufizuara do të hiqen nga skema e ndihmës ekonomike në vitin 2016. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi u shpreh se në këtë mënyrë do të ulen dhe abuzimet me ndihmën ekonomike.

Deklarata e ministrit në Komisionin e Punës, u kundërshtua nga opozita, e cila i kërkoi ministrit të shpjegojë si do të bëhen largimet.