Arrestohet një polic për trafik droge

exit.al 1 Korrik 2021, 11:31

Një polic i komisariatit numër 2 në Tiranë, Elefterios Sullaj u arrestua të enjten, pasi u kap me kokainë në makinë, në Tiranë. Përveç tij u arrestuan edhe 2 shokët e tij Mikel Zhegu dhe Eris Tafa.

Ata u arrestuan pas përgjimeve të Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK për trafik droge.