Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën [...] kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar [...]
Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj.
E gjithë struktura e propozuar nga dyshja Marku-Xhafaj bie ndesh me këtë strukturë dhe do të krijojë problem serioze në hetimin e krimit dhe korrupsionit nëse kjo strukturë krijohet. Por marrëveshja Marku-Xhafaj përbën një skandal të vërtetë për dy arsye të tjera. PPP Marku e ka të ndaluar të ndërmarrë ndryshime në strukturën e prokurorisë dhe të bëjë emërime prokurorësh, sikurse ne kemi shpjeguar këtu dhe këtu. Akoma më e rëndë është fakti që marrëveshja Marku-Xhafaj cënon rëndë pavarësinë e prokurorisë që ishte qëllimi kryesor i reformës në drejtësi dhe ndryshimeve Kushtetuese. Disa përcaktime të kësaj marrëveshje janë skandaloze si ai që prokurorët do të vendosen në mjediset e caktuara nga Ministria e Brendshme. Ky zhvillim përforcon më tej përshtypjen se qeveria po vë nën konroll të plotë gjithë sistemin e prokurorisë pas emërimit anti-kushtetues të PPP Arta Marku, e zgjedhur dhe e votuar vetëm me votat e shumicës. Shpërndaje te miqtë
