6 viktima dhe 661 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 5 Nëntor 2020, 18:06

6 viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 720.

661 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 22,206  të infektuar.

Prej tyre 5,565 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 15,921 pacientë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë