Hapet Qafë-Bota për kalimin e punëtorëve sezonalë për në Greqi

exit.al 15 Tetor 2020, 13:37

Të gjithë punëtorët sezonalë shqiptarë që do të shkojnë në Greqi mund të kalojnë nga pika kufitare e Qafë-Botës,  e cila do të hapet nga 25 tetori deri në 10 nëntor.

Testi PCR për Covid-19, për gjithë punëtorët sezonalë, do të bëhet falas në doganë.

Në këtë pikë kufitare do të lejohen të kalojnë vetëm ata persona që kanë një kontratë pune ose janë pjesë e agjencive që rekrutojnë punëtorët sezonalë.

Pika kufitare me Greqinë në Qafë-Botë është aktualisht e mbyllur, por institucionet nga të dyja shtetet po bëjnë përpjekje për ta hapur atë.

Shpërndaje te miqtë