“Duhet t’iu japim shqiptarëve ndryshim të sistemit, ose t’i bëjmë të zgjedhin me referendum, nëse e duan ndryshimin e sistemit.”
Ajo njoftoi se ka propozuar ndryshime në ligjin për referendum për të lehtësuar zhvillimin e referendumit në vend:“Propozuam një ligj për referendumin, pasi nëse do ta kishim këtë Teatri Kombëtar nuk do të ishte shembur sot.
I bëj thirrje Lulzim Bashës të mbështesë propozimin e opozitës parlamentare dhe të mos bëjë më marrëveshje me Edi Ramën, sepse sa herë gjendet ngushtë, ata bëjnë pazare.”
Hajdari po ashtu, kundërshtoi dakordësinë shumicë-opozitë për zvogëlimin e periudhës zgjedhore mes datave 15 prill – 15 maj dhe 15 tetor – 15 nëntor, pasi me këtë i hiqet e drejta e votës emigrantëve, të cilët vijnë zakonisht në muajin qershor. Ajo akuzoi PS-PD-LSI se do të marrin më shumë para nga buxheti i shtetit, me ndryshimet për financimin e partive:“Kanë rëndë dakord PS-PD, që financimi të dyfishohet. Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptar dhe minimum është të japin një shpjegim pse duan dyfishim të kësaj shumë.”
