Rudina Hajdari propozon lehtësimin e procedurave për zhvillimin e referendumeve

exit.al 26 Maj 2020, 13:30

Rudina Hajdari ka propozuar të martën në mbledhjen e Këshillit Politik,  ndryshimin e ligjit për të lehtësuar zhvillimin e  referendumeve.

Kjo temë do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Politik. Në rast se këshilli nuk e merr parasysh kërkesën e saj, atëherë ajo do ta propozojë si ligj të veçantë në Kuvend.

Me ligjet aktuale, zhvillimi i një referendumi me kërkesë të qytetarëve bëhet praktikisht i pamundur, për shkak të procedurave të komplikuara dhe ndalimet për zhvillimin e referendumeve në periudhat 6 muaj para dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme ose lokale në vend.