Hajdari akuza Veliajt se përdori pushtetin për betonizimin e Tiranës

exit.al 31 Janar 2021, 13:39

Deputetja Rudina Hajdari akuzoi, të dielën, kryebashkiakun Veliaj për betonizimin e Tiranës. Në një intervistë për OraNews, Hajdari tha se Veliaj e përdori pushtetin që i dhanë qytetarët, jo për të mirën e qytetit, por për betonizim:

“Ka bërë një punë shumë të keqe me Tiranën, sepse ka betonizuar totalisht.”

Ajo shtoi se Veliaj erdhi në pushtet me shumë premtime për të mos lejuar betonizimin, por se i shkeli të gjitha. Hajdari tha se ‘shumë njerëz janë të mërzitur, sepse Veliaj ka përdorur pushtetin e tij për të betonizuar Tiranën, dhe për t’i dhënë indentitet totalisht ndryshe.’ Si banore e Tiranës, Hajdari tha se sot po jeton në një qytet që ka humbur identitetin e tij. Shpërndaje te miqtë