Gjobat nuk ndalojnë partitë në Kosovë të shkelin kufizimet anti-Covid

exit.al 31 Janar 2021, 12:46

Partitë në Kosovë vazhdojnë me takimet elektorale, në shkelje të kufizimeve anti-Covid, pavarësisht gjobave marrë ditët e fundit.

Në 25 janar, Inspektorati i Prishtinës gjobiti me 2,000 € secilës, tre partitë kryesore Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizje Vetëvendosje (LVV).

Arsyeja e gjobitjes ishte organizimi i takimeve me mbi 10 qytetarë, në ambiente të mbyllura, pa mbajtur maska dhe pa respektuar rregullat e distancimit social.

Por gjobat nuk i kanë ndaluar partitë të organizojnë sërish takime në shkelje të masave.

Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i PDK-së, organizoi në 30 janar një takim me veteranët në Klinë.

Nga fotot dallohej pjesëmarrja masive e qytarërëve në takim, në një ambient të mbyllur, pa respektuar distancimin social dhe pa maska.

[caption id="attachment_126570" align="aligncenter" width="600"]pdk Takimi i PDK-së në Klinë[/caption]

Kryeministri në detyrë Avdullh Hoti takoi të shtunën, qindra të rinj në Gjilan. Takimi u zhvillua në një sallë të mbyllur dhe të rinjtë u panë pa maska.

[caption id="attachment_126571" align="aligncenter" width="725"]Screen Shot at PM Takimi i LDK-së në Gjilan[/caption]

Po ashtu Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka postuar foto nga një takim në Malishevë, ku qytetarët janë pa maska dhe pranë njëri-tjetrit.

[caption id="attachment_126572" align="aligncenter" width="642"]nisma Takimi i Nismës në Malishevë[/caption]

Albin Kurti i Vetëvendosjes po ashtu takoi, të premten, një grup mbështetësish në Gjakovë. Nga videoja dallohen se në sallë janë mbi 10 persona dhe shumë prej tyrë nuk mbajnë maska.

[caption id="attachment_126573" align="alignnone" width="699"]Screen Shot at PM Takimi i Vetëvendosjes në Gjakovë[/caption]

 

Shpërndaje te miqtë