Greqia lejon kalimin e autobuzave shqiptarë

exit.al 25 Qershor 2021, 12:30

Greqia lejoi kalimin e autobuzave shqiptarë në kufirin grek, të premten, 25 qershor. Vendimi erdhi pasi Ambasada shqiptare në Athinë i dërgoi një notë protetstë qeverisë greke për mos lejimin e autobuzave shqiptarë në Greqi.

Pak ditë pas hapjes së kufirti të Kakavijës, policia kufitare greke nuk lejoi kalimin e personave me autobuza. Autobuzat duhet të ndalonin në Kakavijë, personat të kalonin kufirin në këmbë dhe më pas të merrnin një autobuz grek.