Besimi në lajme u rrit gjatë pandemisë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, duke ndihmuar gazetat me reputacion për raportim të besueshëm.
Një shumicë e qartë e njerëzve në të gjithë vendet besojnë se media duhet të pasqyrojë pikëpamje të ndryshme dhe të përpiqet të jetë neutrale.
73% e njerëzve tani i lexojnë lajmet përmes një telefoni 'smartphone', nga 69% në vitin 2020.
Ndërsa shumë përdorin rrjete të mediave sociale ose aplikacione mesazhesh për të lexuar, shpërndarë ose diskutuar lajmet. TikTok tani arrin 24% tek të rinjtë nën moshën 35 vjeç, në veçanti në Azi dhe Amerikën Latine.
Facebook shihet si burimi kryesor për përhapjen e informacionit të rremë, megjithëse aplikacionet e mesazheve si WhatsApp gjithashtu luajnë rol.
Ndërkohë Facebook, dhe mediat e tjera sociale shërbyen për ngritjen e protestave në Peru, Indonezi, Tajlandë, Mianmar dhe Shtetet e Bashkuara.
Një sondazh gjeti se besimi në mediat e lajmeve në Finlandë është më i larti në botë.
