Greqi shënon 800 raste të reja dhe 32 viktima nga COVID-19

exit.al 9 Janar 2021, 19:32

Greqia ka shënuar 32 viktima dhe 800 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 362 pacientë të shtruar në spitale që janë në gjendje të rëndë.

Në total, Greqia ka regjistruar me koronavirus 144,293 qytetarë mes të cilëve 5,227 kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë.

Greqia aktualisht ndodhet nën regjim të rreptë masash anti-COVID të cilat do të  zgjasin deri ditën e hënë.

Shpërndaje te miqtë