Paloka akuzon Ramën se nuk ka ndihmuar të goditurit nga përmbytjet

exit.al 9 Janar 2021, 19:09

Nënkryetari i PD, Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se nuk ka garantuar ndihmë për qytetarët e goditur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Paloka shprehet se gjatë 8 viteve Rama i ka mashtruar njerëzit me propagandë dhe i ka lënë të varfër.

Ai shton se asnjë projekt 3D nuk largon shiun nga banesat dhe tokat e shqiptarëve.

"Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate."

Shpërndaje te miqtë