Politizimi i policisë shqiptare, emërimet në polici duhet ët bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend se Ministri i Brendshëm.
Vetingu në polici mund të rezultojë në largime massive nga policia duke rrezikuar ushtrimin e funksioneve kryesore të policisë. Procesi po vë në diskutim integritetin dhe besueshmërinë e vlerësimit.
Këshilltar dhe ministrat nuk zbatojnë Kodin Etik të miratuar në vitin 2013. Sa i përket Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konflikteve të Interesit (ILDKPKI), mosfunksionimi i e-platformës për deklarimin dhe publikimin e rasteve duhet të adresohet shpejt.
Planet e Integritetit për secilën Ministri Qeveritare ende nuk ishin hartuar. Ata bënë thirrje për miratimin e tyre të shpejtë, duke marrë parasysh të gjitha rreziqet me të cilat përballen ministrat dhe këshilltarët politikë gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.
Raporti ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të masave të miratuara nga autoritetet shqiptare për të parandaluar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin në qeverinë qendrore dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Ai shërben si një analizë kritike e situatës, duke identifikuar mangësitë e mundshme dhe duke bërë rekomandime për përmirësim. Shqipëria ka afat 18 muaj nga botimi i raporti për të raportuar mbi masat e marra për plotësimin e rekomandimeve nga GRECO. Shpërndaje te miqtë
