OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar

exit.al 3 Dhjetor 2020, 11:53

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve në Durrës dhe Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  2. Ilir Keka,  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim
  3. Shkëlqim Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë