“Një vit pas tërmetit, nuk ka asnjë shenjë të spitalit, rindërtimi i tëcilit duhet të kishte përfunduar në qershor.
Tërmeti i një viti më parë la gjurmët e veta tëshkatërrimit në qytetin e Laçit. Prej atëherë, asgjë e mirë nuk ka ndodhur për qytetarët. Ata vazhdojnë tëenden shtëpive me qira, banesat e tyre nuk janëndërtuar dhe "Hajdutët e Fatkeqësisë" vijojnë tëmashtrojnë. Sipas gjasave, godinat nuk kanë shans tëndërtohen edhe për 2 vjet të tjera.”
Godina e spitalit të Laçit u dëmtua rëndë në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit. Instituti i Ndërtimit, pas vlerësimit, kërkoi zbrasjen e spitalit nga pacientët e mjekët dhe shpalljen e tij si jofunksional. Gjatë një vizite në Kurbin të mërkurën, kryeministri Rama premtoi se spitali i Laçit do të ndërtohet së shpejti. Në 7 mars 2020 ai prezantoi projektin e spitalit ndërsa në 14 dhjetor 2019 premtoi se ai do të rindërtohet brenda 6 muajve. Shpërndaje te miqtë
