“Jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik.”
Di Maio foli dhe për mundësitë për rritjen e shkollave italiane në Shqipëri:“Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri.”
Para Di Maios, kryeministri Rama shpjegoi se dy shtyllat kryesore ku Italia do të ndihmojë Shqipërinë me ide për projekte janë transporti e infrastuktura dhe energjia e digjitalizimi. Shpërndaje te miqtë
