Gjykata e Posaçme dhe SPAK i nënshtrohen testimit për COVID-19

exit.al 16 Qershor 2020, 17:49

Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do t'i nënshtrohen testimit për COVID-19.

Testimit do t'i nënshtrohen gjithashtu oficerët e policive gjyqësore, dhe punonjësit e administratës së këtyre institucioneve.

Ndërkohë seancat gjyqësore pranë tyre do të vazhdojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura duke respektuar rregullat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Shpërndaje te miqtë