Gjykata e Miçiganit hedh poshtë padinë e Trump për ndalimin e numërimit të votave

exit.al 5 Nëntor 2020, 20:16

Gjykata e Miçigamit ka hedhur poshtë padinë e bërë nga fushata e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar numërimin e votave në Michigan.

Gjykatësja Cynthia Stephens vendosi ditën e enjten, dhe njoftoi se vendimi I plotë do të publikohet të premten.

Zyrtarët e fushatës së Trump thanë se kanë ngritur padi në gjykatën e Miçiganit për të ndaluar numërimin dhe hetimin e përpilimit të listave të zgjedhësve.

Procesi gjyqësor kishte qëllim rritjen e spekullimeve për parregullsi në zgjedhjet në Amrikë, u shpreh këshilltari i lartë i fushatës së Joe Biden, Bob Bauer.

"Nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç të ngatërrojë publikun për atë që po ndodh dhe të mbështesë pretendimet e tyre të pabazuara për parregullsi," tha Bauer në një deklaratë për gazetarët.

Shpërndaje te miqtë