Gjykata e Lezhës urdhëron prokurorinë të hetojë zgjedhjet e 30 qershorit

exit.al 27 Korrik 2020, 13:06

Gjykata e Lezhës urdhëroi Prokurorinë të vazhdojë hetimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019-tës. Lajmin e bëri të ditur, Partia Demokratike, dega Lezhë, e cila në një komunikim për shtyp pohoi:

“Vendimi i gjykatës urdhëron  prokurorinë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ-së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë'.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas ankimit të Partisë Demokratike, dega Lezhë, ndaj vendimin e Prokurorisë së Lezhës për pushim të hetimeve për zgjedhjet e 30 qershorit.   Shpërndaje te miqtë