Gjykata e Kosovës ka kërkuar arrestimin e katër deputetëve të opozitës

exit.al 18 Nëntor 2015, 10:25

Sot policia ka hapur me forcë banesën e Deputetit Albin Kurti, ka arrestuar deputeten e AAK-së Donika Kadaj Bujuni dhe ka rrethuar banesën e deputetes së Lëvizjes "Vetëvendosje" Albulena haxhiu.

Deputetët akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spërkatës djegës në drejtim të ministrave dhe të Policisë. Substancat konsiderohen të rrezikshme dhe është i ndaluar përdorimi i tyre nga qytetarët.

Gjykata e Kosovës ka lëshuar katër urdhër arreste për deputetët e opozitës. Urdhër arrestet janë lëshuar për deputetin e Levizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti dhe për deputetët Albulena Haxhiu, Faton Topalli, Donika Kadaj Bujuni.

Kjo masë vjen si pasojë e mos respektimit të ftesës për paraqitje të prokurorisë nga katër deputetet e akuzuar.