Policia franceze vret tre organizatorë të sulmeve terroriste

exit.al 18 Nëntor 2015, 09:27

Në orën 2:47 të mëngjesit të sotëm, në rrethinat e Parisit janë vrarë tre terroristë, një kalimtar i rastit dhe plagosur tre police. Objekti i aksionit të policisë ka qënë organizatori kryesor i sulmeve të 13 Nëntorit në Paris.

Dy terroristë u vranë nga policia dhe një grua kamikaze hodhi veten në erë.

Policia ka rrethuar zonën, ka ndaluar transportin publik dhe banorët janë këshilluar të mos dalin nga shtëpitë.

Shpërndaje te miqtë