Gjykata e Apelit dënon me burg kreun e INUV Vlorë

exit.al 6 Prill 2016, 11:45

Gjykata e Apelit Vlorë dënoi me burg kreun e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Vlorës, David Tushe, ish kreun e INUV-it Besnik Karabolli dhe inspektorët Iriald Dervishaj, Endri Zeneli dhe Marjol Mustafaraj.

Zyrtarët akuzohen se nuk kanë marrë asnjë masë pezullimi për ndërtimin e paligjshëm të një kompleksi ndërtesash, në lagjen Pavarësia, në Vlorë. Ndërtimi i paligjshëm ishte denoncuar nga banorët në vitin 2014 dhe Prokuroria kishte lajmëruar INUV-in për parregullsitë në ndërtim. Por, si kreu i mëparshëm i INUV-it Besnik Karabolli, ashtu dhe David Tushe nuk kishin ndaluar punimet e kompleksit.

Artikull i bashkëlidhur:

Arrestohet kreu i INUV Vlorë për shpërdorim detyre

Shpërndaje te miqtë