Autoriteti i Konkurencës: GIF dhe ARMO janë kompani "offshore"

exit.al 5 Prill 2016, 13:25

Sot, në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati foli për raportin vjetor të punës së institucionit. Zonja Lati u shpreh në lidhje me shtyrjen e afatit të marrëveshjes koncesionare të aeroportit të Rinasit, transparencën financiare të kompanisë së markimit të karburanteve, GIF, dhe për kompaninë e rafinimit të naftës ARMO. Disa nga deklaratat kryesore të Zonjës Lati: Për Koncesionarin e TIA-s

Ishin mundësitë për të hequr ekskluzivitetin dhe marrjen e të drejtës së aeroportit të Kukësit në kushtet e mos shtyrjes së afateve të kontratës.

Ne themi se ka potencialisht hapësirë ekonomike që dëmi që i vjen koncesionarit në këtë rast nuk është i atij niveli që të kërkojë shtyrjen e afatit me dy vjet.

Për GIF, ARMO dhe skandalin e Dokumenteve Panameze

Ne kemi kërkuar informacion në lidhje me transaksionet e kompanisë në tregun ndërkombëtar. Informacioni i ardhur nuk plotëson kushtet për tu quajtur informacion. Paqyrat financiare janë thjeshtë faqe të printuara dhe nuk plotësojnë kushtet.

Kemi pasur të njëjtin problem përsa i takon ARMO-s, kur kemi diskututar ndryshimin e aksionerëve, dhe i jemi drejtuar autoriteteve të huaja të konkurencës si psh në Zvicër, për të patur një ndihmesë për të gjetur evidence mbi xhirot e këtyre firmave, por këto janë firma offshore dhe rrjedhimisht nuk gjejmë dot informacione mbi transaksionet e tyre.

Meqënëse transaksionet bazohen në firma të ndërtuara në territorin e Shqipërisë ku xhiroja e tyre është zero lek, atëhërë i vetmi instrument është mundësia që për çdo ndryshim të paketës së kontrrollit të konçesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues.

                Shpërndaje te miqtë