Gjobiten 6 biznese në Durrës, shkelën rregullat anti-koronavirus

exit.al 18 Qershor 2020, 10:29

Gjashtë biznese janë gjobitur në Durrës pasi kanë shkelur rregullat e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë kundër përhapjes së Covid-19. Një biznes tjetër është bllokuar përkohësisht.

Në zonën e plazhit janë gjobitur me nga 100 mijë lekë tre biznese.

Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me 100 mijë lekë  një biznes. Ndërsa dy të tjerë janë gjobitur me 1 milionë lekë secili.

Me shtimin e personave të infektuar është rritur dhe kontrolli i institucioneve ndaj bizneseve për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Shpërndaje te miqtë