KPK shkarkon gjyqtaren Fatmira Hajdari

exit.al 18 Qershor 2020, 10:11

Të enjten, 18 qershor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari, për shkak të problemeve me pasurinë.

Vendimi u mor nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Fatmira Hajdari është pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2000, fillimisht si gjyqtare në gjykatën e Tiranës.

Që prej vitit 2013, Hajdari u emërua në gjykatën e Apelit të Tiranës, me dekret të presidentit.

Shpërndaje te miqtë