Gjobiten 4 lokale në Durrës, shkelën rregullat kundër Covid-19

exit.al 29 Janar 2021, 10:11

Policia në Durrës ka gjobitur 4 lokale me 1 milionë lekë pasi shkelën rregullat kundër Covid-19.

Sipas njoftimi të policisë, janë gjobitur sa më poshtë:

  1. D.D, administrator i një lokali në lagjen nr. 1, Durrës, pasi ka organizuar një event festiv në kundërshtim me rregullat anti Covid;
  2. A. K., administrator i një lokali në lagjen nr. 1, Durrës, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje
  3. F. M., pronar i një lokali në Porto Romano, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje,
  4. F. M., pronar i një lokali në Arapaj, pasi u konstatua nga Policia duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje

Policia i bëri thirrje qytetarëve të reskpektojnë rregullat kundër Covid-19.

Shpërndaje te miqtë