Eurodeputeti Gahler: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet, qeveria të mos përgojojë BE

exit.al 29 Janar 2021, 09:12

Eurodeputeti Michael Gahler deklaroi se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Përmes një postimi në Facebook, Gahler kritikoi kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij ndaj ndihmës së  BE. Gahler shprehet se qeveria nuk duhet të provokojë miqtë europianë duke mohuar kushtet apo duke bërë marrëveshje me palë të treta duke shkelur ligjin e BE. Postimi i plotë:

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushi përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane, nuk lipset të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria! Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur! Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte -Ligji për median nuk është përmirësuar; -zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale; -gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale; -pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit; -kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar; -ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian. Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

Shpërndaje te miqtë