“Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar.
Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm.”
Kreu i PD-së premtoi se qeveria e tij do të mbështesë të rinjtë dhe do të bëjë çmos për t’i mbajtur ata në vend:“Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre.
Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa te ulëta, investime në teknologji, dhe një politikë fiskale që mbështet punën.”
Duke e quajtur largimin e të rinjve, një nga plagët me të mëdha të Shqipërisë, Basha tha se shqiptarët meritojnë një qeveri që ofron mundësi dhe punë për të rinjtë. Shpërndaje te miqtë
