Gjirokastër, 20-vjeçarja humb jetën në sallën e lindjes

exit.al 13 Nëntor 2020, 09:57

Një 20-vjeçare ka humbur jetën në Gjirokastër, si pasojë e komplikacioneve gjatë lindjes.

Ajo humbi jetën në sallën e lindjes në maternitet.

Sipas prindërve të vajzës, ajo është futur në sallën e operacionit dy herë. Ata fajësuan mjekët për humbjen e jetës së vajzës.

Ngjarja pritet të hetohet nga prokuroria e Gjirokastrës.

Shpërndaje te miqtë