“Duke pasur një rritje të rasteve, pra ne kemi pasur një rritje të transmetueshmërisë së rasteve, është rritur kërkesa për të kryer tamponin, përtej kapaciteteve që ka pasur laboratori jonë.”
Megjithatë Bino shtoi se janë rritur kapacitetet dhe aktualisht laboratorët shtetërore mund të bëjë deri në 1500 testime në ditë:“Ne kemi ndërtuar 3 laboratorë, plus laboratorin e QSUT-së që funksionon. 1500 testime në ditë i bëjmë ne, aktualisht kjo mbulohet, me ato kërkesa që vijnë tek ne, sepse nuk e merr Instituti kërkesën për tampon.”
Shpërndaje te miqtë
