Gjermania zgjat kufizimet deri në 14 shkurt

exit.al 20 Janar 2021, 12:05

Gjermania zgjati deri me 14 shkurt të gjitha kufizimet në vend. Kufizimet përmbajnë mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve.

Gjithashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambjentet e hapura dhe të mbyllura. Qeveria gjermane urdhëroi të gjithë punëdhënësit të mundeësojnë punë nga shtëpia dhe kur kjo nuk është e mundur të respektojnë distancat sociale.

Vendimet u morën pas mbledhjes së kancelares gjermane, Angela Merkel me liderët e landeve  gjermane.

Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert deklaroi se izolimi ka dhënë rezultat pasi është ulur niveli i infektimeve.

Ai shtoi se variantet e reja janë të rrezikshme për shkak të përhapjes së tyre dhe mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të infektuarve.

 

 

Shpërndaje te miqtë