“Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J.
Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.”
Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka humbur jetën orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Sipas mediave ka humbur jetën ushtari me iniciale Xh.I. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së ushtarit në Afganistan. Shpërndaje te miqtë
