Gjermania regjistron 962 viktima në 24 orët e fundit

exit.al 23 Dhjetor 2020, 17:05

Gjermania regjistroi të mërkurën një rekord të ri prej 962 viktimash nga Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën 27,968 persona sipas Institutit Robert Koch.

Ministri i shëndetësisë, presidenti dhe kancelaria Angela Merkel kanë lajmëruar se në Gjermani vaksina do të arrijë së shpejti dhe vaksimimi i qytetarëve do të nisë më 27 dhjetor.

Agjencia Evropiane e Barnave, në 21 dhjetor, lajmëroi se do të  miratojë vaksinën anti-Covid, Pfizer-BioNTech për shtetet të Europës.

Agjencia Evropiane e Barnave me bazë në Amsterdam e afroi datën, pas presionit nga Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së për të përshpejtuar procesin.

Në Ballkan, Serbia është shteti i parë që do të nis vaksinimin kundër koronavirusit.

Shpërndaje te miqtë