“BE mobilizon 100 milion euro shtesë në përgjigje të shpërthimit në portin e Beirut, Liban. BE veproi pa vonesë për të mbështetur popullsinë e prekur nga shpërthimi.”
Paketa prej 100 milion € përfshin: - një shumë prej 34 milion eurosh nga financimi dypalësh i vitit 2020 për Libanin pjesë e Instrumentit të Fqinjësisë Evropiane, i cili do të ridrejtohet për të përmirësuar qeverisjen dhe llogaridhënien; - financim i ri prej 64.5 milion €, i kanalizuar përmes fondit rajonal të besimit të BE-së. Më herët BE ka dhuruar dhe 70 milionë euro të tjera, menjëherë pas shpërthimit, për të përmbushur nevojat e menjëhershme për pajisje mjekësore dhe ndërhyrje urgjente në infrastrukturë. Në 4 gusht 2020, një depo me nitrat amoni pranë portit të Beirutit, shpërtheu duke shkaktuar 137 viktima, mbi 10 mijë të plagosur dhe qindra godina të shembura. Shpërndaje te miqtëShpërthimi në portin e Beirutit, BE dhuron €100 milionë shtesë
Bashkimi Europian do të dhurojë dhe 100 milionë euro të tjerë për kryeqytetin e Libanit, Beirut, për të përballuar pasojat e shpërthimit të 4 gushtit.
Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e lajmëroi vendimin e Be-së përmes një postimi në Twitter:
