Përditësimi 23 dhjetor: 503 raste të reja dhe 6 viktima me Covid-19

exit.al 23 Dhjetor 2020, 16:32

503 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 54,317.

Në  24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 6 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (23 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 503

Të shëruar në 24 orë 550

Të shtruar në spitale 337

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 2210

Testime totale 245,253

Raste pozitive 54,317

Raste të shëruara 29,799

Raste Aktive 23,401

Humbje jete 1117

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13000

Fier 1607

Shkodër 1309

Durrës 1274

Vlorë 1077

Korçë 1008

Elbasan 906

Berat 883

Lezhë 875

Gjirokastër 527

Kukës 502

Dibër 433

Shpërndaje te miqtë