Gjermania regjistron 445 vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

exit.al 17 Janar 2021, 13:20

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani kanë humbur jetën 445 persona si pasojë e koronavirusit.

Gjermania ka bërë me dije se 13.882 persona janë infektuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 2.000.000 raste pozitive me COVID-19 dhe 46.419 vdekje.

Që nga fillimi i vaksinimit në Gjermani, 1,048,160 njerëz janë vaksinuar.

Shpërndaje te miqtë