Arrestohet 35 vjeçari, transportoi 13 emigrantë klandestinë

exit.al 17 Janar 2021, 12:20

Policia ka arrestuar të dielën një 35 vjeçar në Korçë pasi ai u kap duke transportuar 13 emigrantë klandestinë.

I arrestuar është me iniciale M. L. dhe është banues në fshatin Bulgarec të Korçës.

Policia njofton se ka mundur ta arrestojnë shtetasin M.L në fshatin Vishocicë, Devoll.

Ai i kishte premtuar 13 emigrantëve kundrejt një shume të caktuar parash se do i kalonte ata drejt vendeve të BE.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje te miqtë