“Ligji i ri vjen si një kërkesë e tre dekadave në të cilat pyjet nuk janë parë asnjë herë si pasuri e madhe. Është një proces që do të ndodhë në dekadat që do të vijnë, një ligj që i shërben gjeneratave. Kërkohet që të kemi një mirëqeverisje të pasurisë tonë pyjore, ndarje të qartë të kompetencave, mirëadministrim nga pikëpamja shkencore, bashkitë te jenë me kompetenca të plota dhe ta ndiejnë pyllin si pronë.”
Klosi theksoi se pyjet duhen parë si aset kombëtar dhe si të tilla duhen mbrojtur. Shpërndaje te miqtëKlosi: Ligj i ri për pyjet, kalojnë në administrim të bashkive
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi njoftoi se së shpejti vendi do të ketë një ligj të ri për pyjet. Gjatë një interpelance me ekspertë të pyjeve dhe përfaqësues të Universitetit Bujqësor, Klosi u shpreh se gjatë 30 viteve pyjet janë trajtuar thjesht si hapësira të domosdoshme për të furnizuar popullatën me dru ndërkohë që duhen parë si sipërfaqe të rëndësishme prodhuese dhe ekonomike.
Ai pohoi se ligji i ri do të kalojë pronësisë e pyjeve tek bashkitë në mënyrë që të kemi një administrim më të mirë të tyre.
Të sugjeruara
Arrestohet 54 vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje
22 Janar 2021, 09:09Navalny apelon vendimin për zgjatjen e paraburgimit
22 Janar 2021, 08:50Bideni mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trumpi
21 Janar 2021, 22:40
Arroganca që mbyti empatinë dhe vrau që në lindje “Besën”
21 Gusht 2026, 12:17
