Gjendet trupi i pajetë i pronarit të një magazine në autostradën Tiranë-Durrës

exit.al 31 Janar 2021, 10:25

Trupi i pajetë i një personi u gjet të dielën, në një magazinë në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia ka identifikuar viktimën 58-vjeçare si pronarin e një sipërmarrjeje, pronë e së cilës ishte dhe magazina ku u gjet.

Sipas raportit paraprak të policisë, në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Dyshimet e para janë se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shpërndaje te miqtë