2 të lënduar në një aksident në rrugën Elbasan-Librazhd

exit.al 31 Janar 2021, 09:38

Dy persona u lënduan mëngjesin e së dielës, në një aksident me makina, në rrugën Elbasan-Librazhd.

Të lënduarit u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë tre makina: dy autovetura dhe një kamionçinë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej veturave.

Policia po heton ngjarjen, ndërsa qarkullimi në zonën e aksidentit është bllokuar përkohësisht.

Shpërndaje te miqtë