GJED e quan në kundërshtim me legjislacionin e BE-së ligjin për largimin universitetit të Soros

exit.al 6 Tetor 2020, 19:15

Gjykata Europiane e Drejtësisë e ka konsideruar ligjin hungarez për të mbyllur universitetet me financim të huaj, mes tyre dhe universiteti i miliarderit George Soros në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Në vitin 2017 qeveria hungareze miratoi një ligj për të ndaluar universitetet e financuara nga jashtë përveçse kur këto univeristete ofrojnë shërbime dhe në vendet e tyre të origjinës.

Universiteti i Evropës Qendrore, i financuar nga fondacioni i George Soros transferoi shumicën e shërbimeve të saj në Vjenë në vitin 2018, pas një beteje të gjatë mes Sorosit dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

 

Shpërndaje te miqtë