Lleshaj do transferojë policët në moshë si roje shkolle

exit.al 6 Tetor 2020, 13:22

Ministria e Brendshme ka vendosur të kalojë punonjësit e policisë në moshë më të thyer në mbrojtjen e shkollave. Nisur nga incidentet e fundit në shkolla veçanërisht ato me ngacmime seksuale, Lleshaj deklaroi të martën para Komisionit të Ligjeve:

“Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve.”

Nuk dihet ende se si do të kryehet ky proces dhe cilat kritere duhet të plotësojnë policët që do të kalojnë në ruajtjen fizike të shkollave. Shpërndaje te miqtë