Gilead Sciences hedhë në treg 1,5 milionë doza të remdesivirit, pretendon se shëron koronavirusin

exit.al 5 Prill 2020, 14:55

Firma amerikane e bioteknologjisë, Gilead Sciences do të shpërndajë 1,5 milionë doza të ilaçit remdesivirit, falas, për spitalet të cilat do të eksperimentojnë këtë terapi. Firma ka rritur prodhimin e Remdesivirit.

Ajo do të prodhojë 500 mijë doza deri në tetor, dhe 1 milionë doza deri në fund të 2020.

Remdesiviri është ende një ilaç eksperimental i pa miratuar nga Administrata e Ilaçeve (FDA), për të cilin nuk dihet efektiviteti. Por, FDA nuk është shprehur kundra përdorimit të tij.

Ende nuk ka një mjekim të vetëm të miratuar për Covid-19. Deri më sot, FDA ka autorizuar përdorimin e ilaçeve të malaries për trajimin e të infektuarve me koronavirus.