Basha, akt kriminal të lësh shqiptarët jashtë vendit

exit.al 5 Prill 2020, 12:20

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të kthejë në vend shqiptarët e mbetur në kufirn mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai e quajti “akt kriminal dhe të papërgjegjshëm” mbyllje e kufirit për dhjetëra shqiptarë.

“Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre”, shkroi kryedemokrati Basha në facebook.

Prej 4 ditësh, 50 shqiptarë ndodhen në zonën neutrale mes kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë. Kryeministri Rama ka thënë se nuk do të futet askush në Shqiperi sepse rrezikon të fusë koronavirusin.

Shpërndaje te miqtë