Gazment Bardhi me themeluesit e PD Elbasan: Do t’i prijmë ndryshimit

exit.al 11 Janar 2021, 19:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi takoi të hënën themeluesit e PD në Elbasan.

Bardhi tha përmes një shënimi në Facebook se qarku i Elbasanit “do t’i prijë ndryshimit” në zgjedhjet e 25 prillit.

Më tej ai shkroi:

“Kënaqësi e veçantë që të njihem e të ndaj ide, mendime e shqetësime me Fatos Bajraktarin, Nikolla Leçkun, Edi Pojanin, Ismail Çalën, Shefqet Deliallisin, Reshat Haxhihysenin, Pavllo Jorgaqin, e Jorgji Dulen. 30 vite më parë këta burra, e shumë të tjerë, me kurajo dhe me urtësi, themeluan Partinë Demokratike në Elbasan”.

Duke folur për zgjedhjet e 25 prillit ai tha se nëse PD vjen në pushte  shqiptarët do të kenë “një qeveri që jep llogari dhe që kontrollohet nga qytetarët”.

Bardhi u emërua tre ditë më parë drejtues politik i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit, një detyrë që ai e ka cilësuar nder të madh, përgjegjësi dhe sfidë.

Ndërkohë të dielën ai vizitoi Elbasanin dhe akuzoi qeverinë për lidhje me krimin.

Shpërndaje te miqtë