BioNTech synon prodhimin e  2 miliardë doza vaksinash në 2021

exit.al 11 Janar 2021, 22:20

Kompania gjermane BioNTech tha të hënën se synon të prodhojë 2 miliardë doza vaksinash kundër Covid-19 në vitin 2021.

Bashkë me kompaninë amerikane, Pfizer, BioNTech ka krijuar vaksinë kundër sëmundjes COVID-19. Edhe Shqipëria ka siguruar doza nga kjo vaksinë.

Më herët BioNTech kishte parashikuar prodhimin e 1.3 miliardë dozave.

Gjatë një prezantimi kompania tha:

 “Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”.

Struktura e re e prodhimit që do të hapet në muajin shkurt në Marburg të Gjermanisë, do të rrisë kapacitetin vjetor me 750 milionë doza në vit, tha kompania.

Vaksina Pfizer/BioNTech duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Shpërndaje te miqtë